Sançez, Bejl dhe Roben. Ja yjet që nuk morën një biletë për në Rusi 2018

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 17:14

Sançez, Bejl dhe Roben. Ja yjet që nuk morën një biletë për në Rusi 2018

Teksa pas mbylljes së eliminatoreve, yjet më të mëdhenj të globit po bëhen gati për të qenë në formë e për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze në Botërorin e Rusisë, ka edhe nga ata të cilët nuk do ta kenë fatin të provojnë emocionet e kompeticionit më të madh që zhvillohet një herë në 4 vjet.

bejl

Garet Bejl – Heroi i Uellsit gjatë aventurës fantastike deri në gjysmë finalet e Euro 2016, nuk do të ketë mundësi të shfaqë veten e tij në Rusi. Një dëmtim e la jashtë Garet Bejl në ndeshjen vendimtare ndaj Irlandës, dhe humbja e vendit të tij 0-1, bëri që ai të mbetet jashtë botërorit.

roben

 

Arjen Roben – Finalist në 2010 dhe gjysmë finalist në 2014, Roben ka luajtur për herë të fundit ndaj Suedisë për kombëtaren e tij. Tulipanët nuk do të marrin pjesë në Rusi, pas performancës zhgënjyese në këtë fushatë eliminatore, dhe sulmuesi i Bajernit tashmë ka dhënë edhe dorëheqjen nga kombëtarja.

LILLE, FRANCE - JUNE 15: Marek Hamsik of Slovakia celebrates scoring his sides second goal during the UEFA EURO 2016 Group B match between Russia and Slovakia at Stade Pierre-Mauroy on June 15, 2016 in Lille, France. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Marek Hamsik – Sllovakia e tij doli e dyta në grup, dhe priste të njihte kundërshtarin e saj në “play-off”, por rregulli se skuadra me më pak pikë nga të të gjitha skuadrat e renditura të dyta, bëri që Sllovakia të mbetej jashtë Kupës së Botës.

sancez

Aleksis Sançez – Pas fitoreve të një pas njëshme të Kupës së Amerikës në 2015 dhe 2016, dhe pavarësisht se shënoi 7 gola këto eliminatore, Aleksis Sançez nuk do jetë në Rusi pas një mbyllje jo të mirë të eliminatoreve. Barazimi i Perusë dhe Kolumbisë bëri që Kili i tij të shkonte në vendin e 6-të në grup, dhe të mos kishte një biletë për në Rusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"