Saki: Pioli ka ambientuar të rinjtë, Milani për historinë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 15:30

Saki: Pioli ka ambientuar të rinjtë, Milani për historinë në Europë

Arrigo Saki, ish-trajneri i Milanit për katër sezone, nga viti 1987 në 1991 dhe, më pas, në 1997, filloi të prezantojë, në një pronocim ekskluziv në “La Gazzetta dello Sport”, derbin midis “Djallit” të Stefano Piolit dhe Interit nga Simone Inzagit, e planifikuar për të hënën 22 Prill në orën 20:45 në “San Siro”. Ja, pra, komentet e “Profetit të Fuzinjanos” për këtë temë.

SAKI

SITUATA – “Në Milano tashmë ndihet atmosfera e derbit, nuk mund të mohohet: Interi e di se ka titullin në “xhep”. Objektivisht, është e vështirë ta fajësosh atë, dhe fakti që mund të fitojë titullin në super ndeshjen kundër Milanit u jep energji tifozëve. Kuqezinjtë, megjithatë, tregojnë se nuk kanë frikë, duke qenë se kanë ushtruar të drejtën për të gjitha biletat. Milanistët nuk kanë ndërmend të dështojnë të mbështesin skuadrën e Piolit në një nga ndeshjet kyçe të sezonit dhe duke u sjellë në këtë mënyrë tregohen të sigurt dhe të guximshëm. Ashtu siç duhet të jenë lojtarët e Milanit dhe jam i bindur se do të jenë. Kam përjetuar disa derbi milanez dhe prandaj e di nga përvoja se është gjithmonë një ndeshje veçanërisht afër zemrës. Nuk konsumohet vetëm në fushë, por shkon shumë më tej. Në rrugë, në zyra, në lokale, kudo flitet për këtë ngjarje. Është normale që të jetë kështu”.

VLERËSIM PËR MILANIN – “Do të ishte gabim i madh të gjykosh sezonin e Milanit nga derbi. Dhe po aq normale do të jetë të shohësh djemtë e Piolit duke luftuar me gjithë energjinë për të penguar Interin të triumfojë para syve të tyre. Besoj se do të japin 200 për qind, sepse është ambienti që i shtyn dhe shpesh ky është një faktor vendimtar në ndeshjet plot emocione dhe pasion. Megjithatë, dua të theksoj një detaj. Sezoni i Milanit nuk duhet gjykuar nga rezultati i derbit. Do të ishte një gabim i madh dhe një padrejtësi ndaj protagonistëve. Ekipi po lufton për të pushtuar vendin e dytë në kampionat. E di që kuqezinjtë, nga historia, nga tradita dhe nga ambicia, duhet të luftojnë gjithmonë për të parët, por një pozicionim pas Interit sigurisht që nuk do të përkufizohej si dështim. Për më tepër, Milani nuk ka investuar aq sa Interi apo kundërshtarët e tjerë. Prandaj, një vend i dytë duhet duartrokitur si rezultat i mirë. Dhe pastaj është gjithmonë Liga e Europës, një trofe që asnjë klub italian nuk e ka fituar ndonjëherë dhe Milani ka shansin ta bëjë këtë. Nuk është një arritje që duhet anashkaluar. Nëse diçka, për derbin, duhet të mendojmë për faktin se ai vjen menjëherë pas ndeshjes së kthimit kundër Romës për çerekfinalet e Ligës së Europës”.

KËSHILLA – “Tani që po gjen të gjithë lojtarët, rezultatet janë të dukshme. Nga ana tjetër, Interi, duke qenë jashtë Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë, ka më shumë kohë për të pushuar dhe për t’u përgatitur për supersfidën e ‘San Siro’. Duke e menduar tani, mendoj se mund të them se do të jetë një ndeshje e hapur, ku gjithçka mund të ndodhë realisht. E rëndësishme është që të dy skuadrat të fokusohen në një qëllim, i cili është të argëtojnë njerëzit, të bëjnë një shfaqje, sepse ne kemi shumë nevojë për estetikën. Milani është rritur shumë kohët e fundit dhe kjo rritje është fryt i punës së Piolit. Në fillim të sezonit ai hasi në vështirësi, pasi shumë lojtarë vinin nga jashtë dhe iu desh të përshtateshin me futbollin italian. Për më tepër, ka pasur shumë lëndime që kanë ndikuar në këtë rrugëtim. Tani që Pioli po i gjen të gjithë, ose pothuajse të gjithë, dhe që metodat dhe idetë e tij janë asimiluar, rezultatet janë të dukshme. Milani tashmë është një ekip. Jo gjithmonë, dakord, por pothuajse gjithmonë. Ekipi ka motivime shumë të forta, ka shpirt ekipor dhe ka lojë.

Ndoshta grupi i Piolit nuk është në gjendje të jetë i vazhdueshëm për nëntëdhjetë minuta, kjo është e vërtetë, por po tregon se ka vullnet dhe guxim. Skuadra sulmon, përpiqet të ushtrojë presion (jo gjithmonë në kohën e duhur, ka vend për përmirësim), nuk ka frikë kurrë nga kundërshtari dhe kërkon të dominojë fushën. Epo, nëse Pioli arrin ta mbajë Milanin e tij edhe më të shkurtër, në mënyrë që të arrijë kompaktësinë ideale, atëherë ata do të bëhen vërtet shumë të fortë. Mbrojtësit ndonjëherë janë në vështirësi, edhe sepse nuk kanë mbështetjen e sulmuesve që kthehen rrallë, por Milani ka lojtarë të rëndësishëm, të cilët mund ta bëjnë diferencën në çdo moment. Dhe pikërisht për këto arsye kuqezinjtë duhet të synojnë me besim vendin e dytë, Ligën e Europës dhe gjithashtu të fitojnë derbin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"