“Sakatohet” La Liga, dy klubet me numrin më të madh të dëmtimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 14:54

“Sakatohet” La Liga, dy klubet me numrin më të madh të dëmtimeve

Dëmtimi i fundit i Tibo Kurtua dhe operacioni i radhës në gju është rasti më i fundit që ka goditur La Ligë-n spanjolle, të rrënuar në këtë sezon nga një shkallë e lartë lëndimesh.

la liga real barcelona

Reali i Madridit nuk është skuadra e vetme që po përjeton një kalvar me dëmtime, duke i detyruar shumë prej tyre të luajnë në kufirin e burimeve të skuadrës së tyre. Renditja është befasuese, pasi “los blancos” nuk e kryesojnë këtë renditje të veçantë.

REKORDI 51 – Sevilja është skuadra më e goditur nga dëmtimet në këtë sezon. Në listën e të dëmtuarve janë 24 lojtarë me 51 dëmtime gjithsej. Kjo reflektohet edhe në renditjen e Seviljes në La Liga, ku ndodhet vetëm në vendin e 16-të.

BARÇA-REAL – Në listë nuk mungojnë Reali i Madridit dhe Barcelona. Dy gjigantët spanjollë janë prekur jo pak nga dëmtimet, teksa numërojnë se cila nga 30 dëmtime në këtë sezon. Megjithatë, ato paraprihen prej klubeve të tjerë, Vijarreali (43) që është i dyti klub më i prekur pas Seviljes, Real Betis (40), Atletik Bilbao (37), Real Sociedad (35) dhe Girona me 33 dëmtime. Skuadra më pak e prekur nga dëmtimet është Getafe, me vetëm 16 dëmtime në këtë sezon në La Liga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"