Sadiki: Jemi në krizë, por Erzeni nuk dorëzohet për mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 12:03

Sadiki: Jemi në krizë, por Erzeni nuk dorëzohet për mbijetesën

Erzeni mori një barazim pa gola kundër Laçit, në javën e 28-të të Kategorisë Superiore, duke mos arritur të bëjë një hap përpara në luftën për të mbijetuar, kur kanë mbetur edhe tetë javë nga fundi. Pas përfundimit të ndeshjes, qendërmbrojtësi i shijakasve, Nehar Sadiki, i cili festoi edhe ditëlindjen të shtunën në ditën e ndeshjes, foli për situatën e vështirë që po kalon ekipi i tij.

sadiki

“Është mirë të luash kur ke ditëlindjen, por në plan të parë është ekipi. Duhet te fitonim, por nuk ia arritëm. Na ka kapur një lloj ngërçi në fazën e sulmit, nuk e di çfarë të them. Kemi ardhur të luajmë ndeshjen me Laçin si ‘all-in’, duhej një marsh më i lartë për të fituar ndeshjen. Jemi në një lloj krize, megjithatë nuk dorëzohemi. Kemi pësuar shumë gola nga mungesa e përqendrimit. Megjithatë, këtë ndeshje nuk pësuam dhe është diçka e mirë. Duam të arrijmë objektivin tonë, qëështë mbijetesa”, tha ai lojtari i shijakasve.

Sakaq, kalendari i shkon kundër shijakasve, sepse në pesë ndeshjet e radhës do të duhet të ndeshen me skuadra si Vllaznia, Egnatia, Dinamo, Tirana dhe Skënderbeu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"