Sa shumë alternativa/ Pogradeci i plotë, sulmuesit japin garanci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 20:47

Sa shumë alternativa/ Pogradeci i plotë, sulmuesit japin garanci

Pogradecarët zhvilluan një minifazë përgatitore në Durrës, por gjatë përgatitjeve intensive dimërore zhvilluan edhe katër ndeshje miqësore. Skuadra tregoi vlerat dhe tashmë ndihet gati për fillimin e fazës së dytë të kampionatit.

Pogradeci stervitje

Skuadra e trajnerit Nikaj gjatë këtyre testeve shënuan 10 gola dhe pësuan vetëm 2. Kjo tregon se Pogradeci ka ecuri dhe vazhdueshmëri si në fazën e sulmuese dhe atë mbrojtëse. Paraqitje të mira ka zhvilluar sulmuesi Jurgen Peqini, i ardhur në janar, i cili është ambientuar mirë me ekipin duke shënuar 3 gola në 4 miqësoret e luajtura.

Në sulmin e pogradecarëve duket se do të ketë konkurrencë, pasi aty luajnë Shkulaku, Myslimi, Kazim, Topllari, dy të afruarit Goga e Peqini. Rapo është rikthyer sërish në skuadër, ku duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit, pasi lojtari u largua për disa ditë. Ndërsa Torollari po përshtatet mirë si sulmues krahu.

REDI DANDALLAKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"