Ruçi: Vora ka vetëm një alternativë ndaj Lushnjës, trepikëshin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 9:57

Ruçi: Vora ka vetëm një alternativë ndaj Lushnjës, trepikëshin

Shkëlzen Ruçi, portieri elbasanas i Vorës, e shikon shumë të fortë përballjen në Lushnjën, por nuk dyshon te fitorja.

fdgfg

“Ndeshja i ka brenda të tria rezultatet, por do të jap vetëm një alternativë, fitoren e Vorës”, thotë fillimisht portieri. Vora do të akomodohet që sot në Lushnjë dhe në “Roza Haxhiu” presin të marrin fitoren e parë ndaj verdhejeshilëve.

Për “Panorama Sport”, portieri Shkëlzen Ruçi thotë: “Ndeshja ndaj Lushnjës do të jetë një betejë që duhet kaluar me sukses, pasi ne kërkojmë që jo vetëm të ruajmë distancën me kryesuesit, por edhe të shpresojmë te ndonjë hap fals i tyre. Nuk kemi alternativë tjetër veç fitores. Për këtë, skuadra është përgatitur mirë për të dhënë gjithçka, në mënyrë që në fund të arrijmë te rezultati pozitiv. Atmosfera në skuadër është optimiste, pasi vijmë nga dy fitore me skuadrat elitare si Kastrioti dhe Korabi. Kështu që, pse të mos tentojmë dhe një trepikësh në Lushnjë dhe të ecim të sigurtë drejt objektivit që ka klubi”.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"