“Roma ka ndryshuar shumë që kur erdhi De Rosi”, Stefano Pioli: Do të tregojmë kualitetin tonë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 17:16

“Roma ka ndryshuar shumë që kur erdhi De Rosi”, Stefano Pioli: Do të tregojmë kualitetin tonë në fushë

Milani ka një ndeshje të vështirë ditën e enjte, ku do të presë Romën në “San Siro”. Ndeshja është e vlevshme për raundin çerekfinal të Ligës së Europës dhe do të luhet në orën 21:00. Në prag të ndeshjes me kryeqytetasit, trajneri i “djallit” Stefano Pioli doli në një konferencë për mediat duke dhënë opinionet e tij për ndeshjen dhe kundërshtarin:

Capture

“Ne e dimë vështirsitë e përballjes me një kundërshtar mjaft të mirë, që luan një futboll ekselent, por ne vijmë në këtë përballje në një situatë të mirë dhe do të tregojmë kualitetin tonë në fushë.

Roma ka ndryshuar shumë që kur erdhi Daniele De Rosi. Ne nuk i kemi analizuar ata për gjithë sezonin që kanë zhvilluar deri tani, por vetëm nga koha që kur De Rosi mori drejtimin e klubit. Do të jetë një sfidë 180-minutëshe, dhe ne duhet të mundohemi që të marrim diçka pozitive.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"