Rizvani shikon një Teutë super: Bindim në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2014 | 21:57

Rizvani shikon një Teutë super: Bindim në kampionat

Rizvani dhe Batha ne TurqiKapiteni i Teutës, Bledian Rizvani, e vlerëson me nota të larta fazën përgatitore që skuadra ka zhvilluar në Austri e Ohër. Sipas gardianit durrsak, skuadra ka zhvilluar një fazë përgatitore me intensitet, prej së cilës skuadra ka marrë ngarkesën e nevojshme fizike. Gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, Rizvani foli për disa nga temat që shoqërojnë kampin e “djemve të detit” në prag të sezonit të ri futbollistik. “Kemi punuar intensivisht me profesor Salillarin nga ana fizike, prandaj në këtë aspekt jemi gati. Gjatë fazës përgatitore ne i kemi dhënë më shumë përparësi përgatitjes atletike, pasi jemi koshientë që ana fizike bën diferencën në fushën e lojës. Mendoj se në këtë drejtim jemi disa hapa përpara rivalëve. Si në Austri, ashtu edhe në Ohër kemi punuar fort dhe me disiplinë të madhe”, u shpreh Rizvani.
Besimi – “Kam përshtypjen se ky sezon do të jetë shumë i vështirë dhe mjaft i ashpër, pasi disa skuadra kanë bërë përforcime të shumta dhe janë përmirësuar në disa drejtime. Gjithsesi, Teuta nuk ndihet inferiore dhe nuk ka frikë asnjë prej kundërshtareve, duke treguar vetëm respekt për ta. Ne kemi besim tek aftësitë tona dhe te forca e grupit, sikurse kemi pasur përherë dhe kemi zhvilluar sezone mjaft të mira. Teuta pjesën dërmuese të lojtarëve i ka të rinj, por me vullnet të madh për të punuar. Kështu që do të shikoni Teutën e vërtetë që në fillim të sezonit, ku do të synojmë vetëm rezultate pozitive”, përfundoi kapiteni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"