RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Devolli 15 ndeshje pa humbje, “luftë” e ashpër në zonën e ftohtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2019 | 13:40

RENDITJA| Kategoria e Dytë, Grupi B/ Devolli 15 ndeshje pa humbje, “luftë” e ashpër në zonën e ftohtë

Kur janë luajtur 15 javë kampionat, Shkumbini kryeson i vetëm në Grupin B të Kategorisë së Dytë, me diferencë +1 nga ndjekësit e Devollit që ende nuk kanë provuar shijen e humbjes.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237

Në vallen e kryesuesve janë dhe Maliqi, Albpetroli dhe Këlcyra që do të kërkojnë të përfitojnë nga ndonjë hap fals i ekipeve kryesuese. Rivalitet i ashpër edhe në fundit e tabelës, ku Përmeti, Naftëtari, Termi, Gramozi dhe Butrinti, rrezikojnë rënien nga kategoria.

Vetëm 3 pikë është diferenca mes Butrintit të vendit të 10-të dhe Përmetit të vendit të fundit. Edhe pse janë ende për t’u luajtur dhe 11 javë, gara në këtë grup pritet të jetë tepër e ashpër deri në fund.

Grupi B

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"