REKORDI/ Me një gol kundër Empolit, Inzagi barazon Konten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 11:36

REKORDI/ Me një gol kundër Empolit, Inzagi barazon Konten

Rekordet nuk janë gjithçka, por pas një sezoni të jashtëzakonshëm që po bën Inter ii Inzagit në kampionat do të tentojë të thyejë disa prej tyre. Më i rëndësishmi është ai i pikëve, që mbahet nag Juventusi i Antonio Kontes me 102.

inzagi

Nëse Interi kërkon ta thyejë nuk duhet të bëjë më asnjë gabim, por t’i fitojë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur nga tani deri në fund të kampionatit. Një tjetër rekord është ai i ndeshjeve radhazi me gol. Nëse skuadra e Inzagit do të shënojë kundër Empolit do të arrijë 30 ndeshje radhazi që ka gjetur të paktën 1 gol në Serinë A.

Në këtë mënyrë do të barazonte rekordin e Juventusit të Kontes, i cili u ndal në javën e 31 duke humbur 2-0 kundër Napolit. Një tjetër rekord lidhet me Lautaro Martinezin, i cili kërkon 36 gola në këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"