Rekordi i Partizanit, 32 lëvizje gjatë merkatos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2014 | 10:30

Rekordi i Partizanit, 32 lëvizje gjatë merkatos

Mustafa dhe Duro ne prezantimKlubi i kuq ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë merkatos së verës. Plot 32 lëvizje, nga të cilat 14 janë në hyrje dhe 18 në dalje, si asnjë skuadër tjetër e Superiores. Partizani ka afruar deri më tani futbollistë si Dashamir Xhika, Idriz Batha, Arbnor Fejzullahu, Argjend Mustafa, Ardian Cuculi, Bunjamin Shabani, Ignat Dishliev, Asion Daja, Lorenc Trashi, Stevan Raçiç, Emiljano Vila, Arben Muskaj, Liridon Osmanaj dhe Astrit Fazliu. Ky i fundit u zyrtarizua vetëm dje nga klubi i kuq. Goditja më e bujshme cilësohet ajo e mesfushorit të Kombëtares, Emiljano Vila, i cili ka luajtur në tri sezonet e fundit me PAS Janinën në Greqi. Ndërkohë, nga të kuqtë janë larguar emra si Ertan Demiri, Ersen Sali, Liridon Ahmeti, Almir Pliska, Fatmir Hysenbelliu, Migen Memelli, Dragan Antanasijeviç, Mario Saçer, Antun Dunkoviç, Behar Maliqi, Renato Hyshmeri, Emiljano Musta, Feliks Udoh, Oladele Oshobe, Sulejman Hoxha, Mevlan Murati, Elvis Prençi dhe Besnik Krasniqi. Mbrojtësi kosovar është i fundit që ka lënë “demat”, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që deri në mbyllje të merkatos të ketë lëvizje të tjera në klubin e Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"