Rekord historik për Porton, Ronaldo merr tek Al-Nasr mesfushorin portugez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2023 | 15:00

Rekord historik për Porton, Ronaldo merr tek Al-Nasr mesfushorin portugez

Mesfushori portugez, Otavio është rrugës për në Arabinë Sauditë tek Al Nasr, aty ku do të gjejë shokun e tij në Kombëtare, Kristiano Ronaldo.

Shtypi portugez shkruan se klubi arab ka vendosur të paguajë 60 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është edhe klauzola.

Dy klubet kanë arritur marrëveshjen finale dhe po negociojnë vetëm për këstet e pagesave.

Otavio do të shndërrohet në shitjen më të shtrenjtë në historinë e Portos, duke parakaluar mbrojtësin Eder Militaon, i cili u transferua te Reali i Madridit për 50 milionë euro.

28-vjeçarin e pret një kontratë 3-vjeçare tek Al-Nasr, nga e cila do të përfitojë në total plot 40 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"