Reja kthen Taulant Seferin në Kombëtare, por do të mungojë në duelin ndaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 21:37

Reja kthen Taulant Seferin në Kombëtare, por do të mungojë në duelin ndaj…

Taulant Seferi do të jetë pjesë e përfaqësueses shqiptare në ndeshjet që kuqezinjtë luajnë këtë nëntor. Konfirmimi ka ardhur nga klubi i Vorskla Poltava, i cili ka bërë të ditur se lojtari ka marrë ftesën nga kuqezinjtë për t’iu bashkuar në grumbullim atyre.

seferi

Vorskla bëri të ditur se në klub ka mbërritur ftesa për ish-sulmuesin e Tiranës, i cili do t’i bashkohet së shpejti kuqezinjve të drejtuar nga Edi Reja. Por futbollisti është ftuar vetëm për dy nga tre ndeshjet e muajit nëntor. Ftesa për të është ajo për sfidat në datat e lira të FIFA-s, për ndeshjet ndaj Italisë dhe Armenisë.

Kjo do të thotë se Seferi do të mungojë në duelin e javës së ardhshme ndaj Katarit, ku trajneri planifikon të grumbullojë kryesisht futbollistë nga Superiorja dhe pak nga ata që mund të sigurojnë leje nga klubet jashtë. Kështu ndodhi për duelin ndaj Arabisë Saudite ku një nga të ftuarit ishte Ardit Toli, shoku i  skuadrës i Seferit te Vorskla.

seferi vorskla

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"