Ramos merr leksione të personalizuara për “VAR”-in, ja nga çfarë duhet të ketë më shumë kujdes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2018 | 10:41

Ramos merr leksione të personalizuara për “VAR”-in, ja nga çfarë duhet të ketë më shumë kujdes

Nuk ka dyshime se fama e lojtarit të ashpër e ka përndjekur gjatë gjithë karrierës së tij dhe këtë e tregon qartë edhe fakti se ai është një ndër rekordmenët e kartonëve të kuq, por duke parë edhe atë që ndodhi së fundmi me Mohamed Salahun në finalen e Champions-it, Kombëtarja spanjolle ka dashur të marrë leksione të qarta në lidhje me mënyrën sesi do të arbitrohet sivjet.

Ramos-Salah

Kapitenit iberikas në veçanti, por edhe të gjithë lojtarëve, u është këshilluar që të mbajnë bërrylat poshtë, sepse ata sivjet nuk do të falen. Madje, edhe protestat do të jenë të limituara, por mbi të gjitha çmenduritë e momentit, duke qenë se me kamerat e shpërndara të “VAR”-it, sivjet asgjë nuk shpëton.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"