“Qeveria nuk e mbyll dot kampionatin”, Igli Tare në kundërsulm: Lojtarët janë gati, të dielën festuan të gjithë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2020 | 18:09

“Qeveria nuk e mbyll dot kampionatin”, Igli Tare në kundërsulm: Lojtarët janë gati, të dielën festuan të gjithë…

Igli Tare nuk ka asnjë dyshim, Serie A duhet të përfundoj sezonin 2019-2020. Biondi vlonjat ka pohuar se qeveria italiane nuk mund të ndalojë futbollin që rifillojë: “Lojtarët nuk munden më, edhe në nivel psikologjik, ata janë gati”, u shpreh drejtori sportiv i Lazio në një intervistë për “Sky Sport” duke shtuar:

tare

“Të dielën festuan të gjithë pasi më në fund mund të rifillojnë të stërviten. Dëgjoj ministrin e sportive i cili thotë se mund të mbylli kampionatin por kjo nuk është në kompetencat e tij. Është shumë e rëndësishme që të përfundojmë këtë sezon. Lazio ka qenë nga klubet e para që ka respektuar rregullat që nga dita e parë.

Tare

Ekipi do të rifilloj stërvitjen të mërkurën, nuk kemi asnjë shqetësim. Asnjë lojtar i Lazios nuk është larguar nga Roma, e njëjta gjë nuk ka ndodhur më të gjithë, di që skuadra të tjera kanë ende lojtarë jashtë Italisë. FIFA dhe UEFA i kanë shpjeguar mirë gjërat, ky sezon duhet të përfundoj, është shumë e rëndësishme. Ne jemi të gatshëm ta nisim sezonin tjetër edhe në vjeshtë”, u shpreh ndër të tjera Igli Tare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"