Qatip Osmani pret reagimin e ekipit: Të mundim Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 11:18

Qatip Osmani pret reagimin e ekipit: Të mundim Egnatian

Barazimi ndaj Erzenit është përjetuar si të ish te humbje në kampin shkodran, por gjithsesi kuqeblutë nisur falë edhe rezultatit të rivales direkte për vendin e dytë skuadrës së Partizanit.

qatip osmani

Megjithatë në kampin shkodran, duket se kjo është lënë pas dhe mendja është fokusuar te përballja me Egnatian për Kupë. Ditën e mërkurë dy vendet e para në kampionat do të kenë një përballje kësaj here për Kupën e Shqipërisë. Tekniku Qatip Osmani pas takimit me Erzenin u shpreh se kampionati dhe Kupa kanë të tjera specifika dhe barazimi i arritur në Shkodër ndaj Erzenit në kampionat pritet që të mos reflektohet në përballjen e së mërkurës ndaj Egnatias. Rezultati i takimit të parë mund të kenë ndikim rrënjësor për përballjen e dytë.

“Ne do të bëjmë një analizë të thellë për këto dy takime që bënë hapa fals në kampionat ndaj Kukësit e Erzenit. Ne do të shohim ku duhet që të përmirësohemi. Të shohim para dhe të mos kthejmë kokën pas tek ajo që shkoi, por të shohim për te takimi i radhës”, shprehur tekniku. Teksa pyetjes sesa mund të ndikojë psikologjikisht ky barazim i fundit ndaj Erzenit, te takimi i së mërkurës në Kupë ndaj Egnatias ai ka deklaruar se jo. “Mendoj se Kampionati është krejt tjetër dhe Kupa është krejt tjetër. Nga ana psikologjike nuk mendoj se do të ndikojnë. Ne do të përgatitim mirë këtë takim, në mënyrë që të arrijmë një rezultat të kënaqshëm dhe të kthehemi te fitorja”, tha ai.

MUNGESAT – Vllaznia do të ketë sërish mungesa edhe në përballjen e Kupës ndaj Egnatias. Një nga sektorët që duket se po kthehet në më problematikët në këto momente është krahu i djathtë i mbrojtjes. Dëmtimi i Smajlit në takimet që zhvilloi kombëtarja jonë e 21-vjeçarëve ndaj Finlandës është ndier ndjeshëm tek ekipi shkodran në takimin ndaj Erzenit. Si të mos mjaftonte Smajli në takimin ndaj shijakasve mësohet se ka ndier një shqetësim edhe mbrojtësi i adaptuar në krahun e djathtë Isli Sala. Nga sa mësohet Smajli do të jetë sërish i pamundur edhe për takimin ndaj Egnatias. Një problem që mbetet të shihet deri ditën e martë është nëse Sala do të jetë i gatshëm për këtë përballje. Një mungesë e tillë do të detyrojë teknikun Osmani që të shohë të tjera alternativa për të gjetur lojtarin që do të luajë në të djathtë të mbrojtjes. Vetë tekniku Osmani e ka quajtur si një mungesë të rëndësishme atë të Smajlit dhe një problem nëse edhe Sala nuk arrin që të kalojë shqetësimin që ka.

“Normalisht që peshon mungesa e Smajlit. Në disa momente kur na duhej lëvizja e Smajlit që janë mendoj automatike u ndie në takimin ndaj Erzenit. Nuk mund të them se Sala nuk shkoj mirë, por dihen aftësitë e Smajlit në atë pozicion sesa improvizimi që bëmë me Salën. Megjithatë shpresoj që edhe Sala të kalojë shqetësimin që pati për të qenë i gatshëm për takimin e së mërkurës”, deklaroi tekniku kuqeblu Qatip Osmani.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"