Pushim me ndalesa për ekipin, trajneri Hima ka përgatitur “grafikun” e Burrelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 17:30

Pushim me ndalesa për ekipin, trajneri Hima ka përgatitur “grafikun” e Burrelit

Burreli është shpërndarë. E megjithatë, pushimet nuk janë fort të gjata. Prej fillimjavës ata kanë ndalur përgatitjet prej Krishtlindjes dhe më datë 27 dhjetor do t’i rikthehen punës. Klevis Hima ka bërë gati grafikun e seancave për këto ditë të fundit dhe nuk ngurron që ta rrëfejë për “Panorama Sport”:

HIMA

“Pavarësisht ndërprerjes së ndeshjeve të kampionatit, procesi stërvitor vijoi deri në fundjavë. Fitorja e arritur ndaj Apolonisë, solli klimë optimiste në skuadër. Të gjithë ishin të etur për të rritur parametrat fizikë dhe nuk u kanë bërë bisht ngarkesave (qesh). Ky regjim u stopua nga e hëna, kur nisëm pushimet. Jemi shpërndarë, për t’u ritakuar më 27 dhjetor.

Plani është që të përgatitemi deri më 31 dhjetor. Pas tre ditëve të tjera ndalesë, do kthehemi sërish më 3 janar. Është ky programi që kam menduar për këtë periudhë”. Pritet që këto ditë të jenë “të nxehta” edhe në merkato. Edhe te matjanët priten hyrje-dalje, e megjithatë lëvizjet zyrtare do të fillojnë në nisje të 2024-ës.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"