PSG dy goditje brenda ditës, firmos me lojtarin e Mançester Junajtid dhe me lojtarin e La Ligas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2019 | 16:14

PSG dy goditje brenda ditës, firmos me lojtarin e Mançester Junajtid dhe me lojtarin e La Ligas

Pas emërimit si drejtor sportiv tek PSG, Leonardo i është futur punës për të afruar lojtarët e nevojshëm tek francezët.ander-herrera-manchester-united-2018-19_hrhxz9hsns1h13fvs54s51epp
Ditën e sotme francezët kanë arritur marrëveshjet me dy lojtarë, bëhet fjalë për mesfushorin e Mançester Junajtid, Ander Herrera dhe lojtarin e Sevijas, Pablo Sarabia. Këto janë dy goditje në mesfushë, aty ku edhe parizienët mendohet se kanë më shumë nevojë për ndërhyrje. Për spanjollin e Sevijas, kampionët e Francës do të paguajnë 18 milionë euro.sarabia-sevilla-caparros-renovacion

Ndërsa për mesfushorin e Junajtid, drejtuesit e PSG nuk do të paguajnë asnjë qindarkë, për shkak se lojtarit i kishte mbaruar kontrata me “Djajtë e kuq” dhe tashmë ishte një lojtar i lirë. Të dyja prezantimet pritet të bëhen pas datës 1 korrik, në ambjentet “Parc de Princes”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"