Problemet te Tirana/ Kupa dhe Skënderbeu, sërish me mungesa për bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2024 | 16:05

Problemet te Tirana/ Kupa dhe Skënderbeu, sërish me mungesa për bardheblutë

Tirana doli nga sfida e radhës në kampionat me goditje të rënda. Veç dy pikëve të humbura në mënyrë naive, Tirana do të ketë edhe dy mungesa si në Kupën e Shqipërisë dhe në kampionat. Fjoart Jonuzi ka një luksacion në shpatull dhe i ka humbur të dyja sfidat e kësaj jave. Madje, rrezikon edhe më shumë.

tirana

Një tjetër lojtar që nuk do të luajë me Skënderbeun është Albi Doka. brojtësi u ndëshkua me të kuq dhe nuk luan në kampionat të dielën, por nëse kalon në disiplinë rrezikon të mos luajë edhe në sfidën me Korabin në Kupën e Shqipërisë. Tiranës do t’i kthehet Liridon Latifi, si dhe kapiteni Filip Najdovski, i cili ka qenë i dëmtuar.

KUPA – Fakt është që kupa luhet me tek takim. Dhe pikërisht në takimin e fundit mes Tiranës dhe Korabit në Kupë, i luajtur në “Skënder Halili”, që për ironi të fatit ka qenë me një takim, u kualifikuan miqtë. olin e shënonte Xhuliano Skuka në minutën e 119-të të takimit. Të shohim se si do të mbyllet këtë herë ndeshja mes Tiranës dhe Korabit, sfidë që luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

OBJEKTIVI – Duam apo nuk duam ne, Tirana është skuadra më e titulluar e Shqipërisë. Në mesjavën e ardhshme, skuadra do të luajë në Kupë, ku kërkon të jetë sërish në finale dhe ta fitojë këtë trofe. Vjet,shkoi në finale, por u mund nga Egnatia, ndonëse luajti me gjysmën e skuadrës, për shkak të dëmtimeve. Tirana, në 2023-shin nuk ia doli të fitonte trofe.

Edhe pse mbylli 2022-shin me fitimin e Superkupës së Shqipërisë, në 2023-shin ishte finaliste e Kupës së Shqipërisë të humbur ndaj Egnatias. Po kështu, për një humbje në derbi humbi edhe titullin kampion, me Partizanin që ngriti trofeun. Dy kampionatet e fundit skuadra ka qëndruar në krye 20 javë dhe është e dyta në këtë renditje. Sërish Partizani në krye me 21 javë si kryesuese e Superiores. Tirana fiton 46.5 pikë në një vit kalendarik dhe është e dyta. Në këtë moment që vijon, ka ndërruar dy trajnerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"