Probleme dëmtimi edhe te Shpresat, Bushi zëvendëson Durmishajn me sulmuesin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2017 | 15:02

Probleme dëmtimi edhe te Shpresat, Bushi zëvendëson Durmishajn me sulmuesin e Partizanit

Kombëtarja shqiptare U-21 nuk do të ketë në dispozicion shërbimet e sulmuesit Fiorin Durmishaj në përballjen e 10 tetorit në “Elbasan Arena” ndaj Islandës.

bushi shpresat

Futbollisti i Panioniosit u paraqit i dëmtuar në grumbullim dhe pas vizitave të kryera nga stafi mjekësor, u vendos që nuk do të ishte i gatshëm për trajnerin Alban Bushi në këtë takim.

Në këtë mënyrë, trajneri i Kombëtares ka vendosur që të grumbullojë talentin e Partizanit, sulmuesin Jurgen Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"