Pritjes së gjatë i vjen fundi, dy ish-ët e Superiores gjejnë rrugën e rrjetës me skuadrën kryesuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 23:47

Pritjes së gjatë i vjen fundi, dy ish-ët e Superiores gjejnë rrugën e rrjetës me skuadrën kryesuese

Sezonin e shkuar ishin pjesë të Superiores, Patrik Nonato dhe Kristijan Vulaj u transferuan në merkaton e verës te skuadra shqiptare e Deçiç që militon në elitën e futbollit malazez dhe kryeson kampionatin, teksa ditën e sotme, gjetën rrugën e rrjetës pas një pritje të gjatë.  

NONATO

Nonato, ish-bomberi i Erzenit, shënoi golin e parë në këtë sezon, pas plot 16 javësh. Braziliani arriti të tundte rrjetën në minutën e 22-të ndaj Jedinstvos, ku skuadra e Deçiç triumfoi me rezultatin 3-1. 

Në këtë përballje u zhblloku edhe Kristjan Vulaj, i cili pas aventurës jo fortë bindëse te Vllaznia, u rikthye te skuadra shqiptare nga Tuzi. Edhe për Vulajn, goli i shënuar ndaj Jedinstvos ishte i pari për këtë sezon. 25-vjeçari arriti të zhbllokohej në ndeshjen e tij të 14-të.  

renditjaaa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"