Pritet dyndje tifozësh në Korçë për duelin me Partizanin, ja formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 11:15

Pritet dyndje tifozësh në Korçë për duelin me Partizanin, ja formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Skënderbeu-Partizani pritet të ketë një numër rekord tifozësh të dielën në orën 16:30 në stadiumin e Korçës. 377709257_703468785154800_5779488568668619541_n

Pas fitores ndaj Erzenit, te bardhekuqtë është rikthyer qetësia dhe takimi ndaj kampionëve në fuqi pritet me shumë interes në qytetin juglindor. Kjo përballje rikthen nostalgjinë për tifozët, pikërisht për vitet kur Skënderbeu dominonte kampionatin shqiptar dhe gjithnjë në Korçë sa herë luante kundër Partizanit, stadiumi ishte i tejmbushur me rreth 10 mijë veta, nga ku të shumtë ishin edhe të kuqtë.

Ndërkohë, trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk do të ketë në dispozicion njërin prej titullarëve më stabël në repartin e mbrojtjes, ganezin Randi Dumfur. Ky i fundit ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë, duke u bërë lojtari i parë që merr kaq shumë ndëshkime te bardhekuqtë në këtë start sezoni. Pjesa tjetër e skuadrës është gati kundër Partizanit.

GDFHG

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"