Presin Apoloninë në fushën e inauguruar, administratori i Orikut: Duam festë! Objektivi ynë është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2022 | 13:02

Presin Apoloninë në fushën e inauguruar, administratori i Orikut: Duam festë! Objektivi ynë është…

Oriku do të presë sot Apoloninë, ndërsa do të inaugurojë edhe fushën e re. Bregdetarët synojnë që ta kthejnë në festë, ndonëse e dinë që do të jetë e vështirë. Administratori Muharrem Jazaj është i bindur që lojtarët do të japin maksimumin për të kënaqur tifozët, ndërsa qartëson se objektiv kanë mbijetesën.

oriku

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. E përurojmë ndeshjen me Apoloninë dhe duhet që të bëjmë maksimumin për të kënaqur edhe tifozët tanë.

Unë bashkë me klubin dhe stafin teknik kemi objektiv mbijetesën, që do të ishte një sukses i madh për ne, sepse ky është një kampionat ndryshe.

Në Kategorinë e Parë ka skuadra me përvojë dhe është një nivel shumë i lartë dhe i luftuar. Nuk kemi pretendime më shumë se kaq. Pas ndeshjes me Apoloninë na pret Flamurtari dhe kjo na kënaq shumë, pasi luajnë dy skuadra të qytetit.

Na duhet që të bëjmë më të mirën në ndeshjen e radhës. Kam shumë besim te skuadra, e cila ka bërë mirë deri tani”, përfundon Jazaj.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"