Presidenti Nishani, nënshtetësi 5 talenteve të U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2014 | 8:55

Presidenti Nishani, nënshtetësi 5 talenteve të U-17

Berisha Sali duke ndjekur ndeshjen Shqiperi-Norvegji 1-1Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka dekretuar me shtetësi shqiptare pesë futbollistë të Kombëtares U-17. Bëhet fjalë për Ardit Humollin (31.05.1997), mbrojtës i Rapidit të Vjenës në Austri, David Domgjonin (21.05.1997), mbrojtës i Shkëndijës së Tiranës, Heroid Gjoshin (18.05.1997), mesfushor i Grasshopers, Zvicër, Endrit Grainçan (15.09.1997), mesfushor i Ferizajt në Kosovë dhe Agim Zekën (06.09.1998), sulmuesi i skuadrës së Prishtinës në Kosovë. Duhet thënë se pak kohë më parë, Presidenti Nishani pat refuzuar të jepte shtetësi për këta lojtarë të rinj me arsyetimin e moskompletimit të dokumentacionit. Sakaq, me plotësimin e dosjeve, Nishani ka bërë dekretimin e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"