Presidenti Europian i Peshëngritjes në Tiranë për të ulur gjakrat mes KOKSH dhe Federatës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2018 | 20:45

Presidenti Europian i Peshëngritjes në Tiranë për të ulur gjakrat mes KOKSH dhe Federatës

Presidenti i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Antonio Urso, ishte i ftuar në Tiranë nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në një takim të përbashkët me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, presidentin e ri Theodhor Masllavica dhe sekretarin Agron Haxhihyseni, për të sqaruar mosmarrëveshjet e fundit rreth pezullimi 2-vjeçar të shtangës shqiptare për skandaleve të njëpasnjëshme të dopingut.

kokshi

Presidenti i KOKSH, z.Viron Bezhani e sekretari Stavri Bello, i përcollën drejtuesit më të lartë të qeverisë europiane të shtangës shqetësimin e tyre në lidhje me dopingun në këtë sport dhe për incidentin e ndodhur në zyrat e olimpizmit shqiptar. Dy javë më parë, shtangistët e trajnerët mësynë zyrat e KOKSH pas lënies jashtë Mesdhetareve, duke u konfliktuar me drejtuesit e olimpizmit shqiptar.

“Erdha në Tiranë për të krijuar mundësinë e uljes së bashku në një tavolinë, të drejtuesve të Komitetit Olimpik dhe atyre të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Folëm për bashkëpunimin e së ardhmes mes këtyre dy shoqatave sportive. Sigurisht që Federata Europiane e Peshëngritjes është streha e Federates shqiptare në këtë proces të rinovimit të Federatës suaj, duke pasur parasysh që peshëngritja është një nga sportet më popullore në Shqipëri. Por, na duhet kohë dhe ne do të jemi në monitorim të këtij fillimi të ri që ka nisur në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes.Tolerancë zero ndaj dopingut si dhe ndryshim të kulturës së përdorimit të substancave të ndaluara, të cilat janë jo vetëm janë të dëmshme për shëndetin, por edhe një shtrembërim i rezultateve reale në sport”, – deklaroi Urso më këtë takim të përbashkët.

Sipas burimeve pranë KOKSH, në rast se peshëngritja shqiptare do të ulë tonet dhe do të ketë bashkëpunin në këtë aspekt, pezullimi mund të ulet në 1 vit./SS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"