Prapaskenat me mbrojtësin spanjoll të Kukësit, kërkoi shkollë për vajzën

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 19, 2017 | 15:54

Prapaskenat me mbrojtësin spanjoll të Kukësit, kërkoi shkollë për vajzën

“Më gjeni një shkollë spanjolle në Tiranë, kam vajzën 7 vjeçe dhe ajo duhet të nisë klasën e parë. Do të vij të jetoj bashkë me familjen, ky është një kusht i panegociueshëm”.

Alberto serran polo

Kështu mësohet se u ka thënë drejtuesve të Kukësit afrimi më i bujshëm i deritanishëm në merkaton e verës, spanjolli Albert Serran Polo. “Panorama Sport” zbulon prapaskenën e bisedimeve mes ish-lojtarit të Espanjolit dhe klubit verior. Janë dashur me orë të tërë negociata që 32-vjeçari të bindej për të marrë rrugën drejt kryeqytetit shqiptar.

Serran poli

 

Drejtuesit e Kukësit, por edhe vetë lojtari, bashkë me menaxherin e tij shqiptar, Kostandin Grillo, kanë disa ditë që janë vënë në lëvizje për të gjetur një shkollë private ku flitet spanjisht në Tiranë. Më në fund, pas kërkimeve të shumta, lojtarit iu plotë- sua edhe ky kusht, pasi në kryeqytet ekziston një shkollë e tillë fillore private.

Serran

Sot, në orën 17:00, mbrojtësi që në tre sezonet e fundit ka luajtur në Qipro me skuadra si AEK Larnaka, Anorthosis dhe Doksa Katokopia, do të mbërrijë në Tiranë për të firmosur zyrtarisht marrëveshjen me klubin e Kukësit. Mësohet se Albert Serran Polo do të përfitojë 60 mijë euro në vit, në një kohë që në kontratë ka edhe disa bonuse në rast plotësimi të objektivave sezonalë të klubit.

Spanjolli shihet si një prurje shumë cilësore, duke fuqizuar së tepërmi qendrën e mbrojtjes. Serran do të formojë dyshen me Ylli Shameti, duke qenë një garanci për Champions.





www.minuta90.com