Prapaskenat e transferimit të Lukakut, Çelsi ia ofroi Juventusit pas akordit me Romën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2023 | 10:52

Prapaskenat e transferimit të Lukakut, Çelsi ia ofroi Juventusit pas akordit me Romën

Romelu Lukaku do të riktheet në kampionatin italian, por ndryshe nga sa ishte diskutuar gjatë gjithë merkatos ku shihej në aksin Milano-Torino, Lukaku ka përfunduar në… Romë.

lukaku

Sulmuesi belg do të jetë pjesë e verdhekuqve të Romës për sezonin e ri dhe gjatë ditës së djeshme, palët janë takuar në Londër aty ku kanë arritur akordin për huazimin e sulmuesit. Megjithatë, dëshira e anglezëve ka qenë që ta shesin dhe diçka e tillë i është propozuar edhe Romës, por këta të fundit kanë refuzuar.

Në kushte të tilla, drejtuesit e Romës kanë kontaktuar edhe një herë tjetër me Juventusin duke ia ofruar sulmuesin me një çmim më të ulët, por këta të fundit kanë refuzuar. Kështu, Çelsi kërkon 10 milionë euro për huazimin e lojtarit, teksa Roma ka ofruar vetëm 5, megjithatë është arritur në akord më pas dhe lojtari pritet të mbërrijë sot ose nesër në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"