Portieri i Milanit/ Menja para PSG-së: Donarumën do ta presim ngrohtë. Nuk jam si Ibra, ai përket së shkuarës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2023 | 17:48

Portieri i Milanit/ Menja para PSG-së: Donarumën do ta presim ngrohtë. Nuk jam si Ibra, ai përket së shkuarës

Portieri i Milanit, Majk Menja, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër PSG-së, foli edhe për rinovimin e mundshëm me klubin kuqezi: “Më pëlqen të jem këtu. Nuk kemi filluar të flasim sepse mendoj se si për mua, por edhe për klubin nuk është momenti ideal”.

menja

A do të bëhesh portieri i parë i epokës moderne që fiton Topin e Artë? “Kur ke synime, duhet të jesh i fortë në kokë për të fituar gjithçka. Unë gjithmonë dua të fitoj dhe nëse mund t’i fitoj ato çmime, nuk do të përmbahem.”

Në ndeshjen e parë “barazuat” ndaj Mbapes (një pritje dhe një gol i pësuar). Dëshiron të jesh sërish protagonist nesër?

“Është 1-1 për ju, por ne humbëm 3-0. Unë punoj për t’i bërë ato pritje. Unë gjithmonë duhet të bëj më të mirën time.”

Në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, portieri i Milanit,

Majk Menja foli edhe për Xhixhi Donaruman: “Nesër pritja do të jetë shumë e ngrohtë. Mendoj se ai është një portier i shkëlqyer, e filloi mirë sezonin. Ai është një portier i klasit të lartë dhe këtë e dëshmon në çdo ndeshje”.

Ndihesh si Ibra i ri në dhomat e zhveshjes?

“Unë jam Majk dhe Ibra është Ibra. Unë jam një lider natyral, jap më të mirën nga vetja. Ne humbëm Ibrën, i cili ishte lider, por ky ekip ka drejtues të tjerë. Unë kam shumë respekt për të, por të kaluarën është e kaluara”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"