“Poker” konfirmimesh dhe Neziri, kapiteni gjen shtëpinë/ Ja situata te Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2023 | 21:54

“Poker” konfirmimesh dhe Neziri, kapiteni gjen shtëpinë/ Ja situata te Kastrioti

Pas emërimit të Ramadan Ndreut, gjithçka po merr drejtim te Kastrioti. Trajneri ka marrë zyrtarisht “frenat” dhe ka nisur direkt nga puna. Ai premtoi se ka ardhur për ngjitjen dhe me këtë mision, ka nisur që të ndërtojë ekipin e sezonit 2023-2024.

sokol neziri

Vërtet pati 14 largime pas rënies në Kategorinë e Parë dhe u duk se situata doli jashtë kontrollit, por jo. Ka edhe nga ata që kanë vendosur që të qëndrojnë dhe janë bindur që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre me krutanët. I tillë është rasti i 4 futbollistëve, që mund të quhen të konfirmuar tashmë.

Bëhet fjalë për portierin Livio Malajn, mbrojtësin Eneid Kodra dhe mesfushorët Xhulio Mehmeti e Joan Çela. Ata do të jetë “bërthama” e skuadrës për kampionatin e ardhshëm.

Klubi ka nisur edhe merkaton. Rikthehet pas një sezoni mungesë edhe Sokol Neziri. Pas aventurave me Flamurtarin dhe Turbinën, kapiteni vjen në shtëpi. Nga burime të sigurta brenda Kastriotit, “Panorama Sport” mëson se mbrojtësi i linjës së djathtë e ka nënshkruar tashmë kontratën. Ky është vetëm fillimi, pasi të tjera prurje priten në ditët në vazhdim.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"