“Pjesa e parë na la shije të keqe”, Tafas pas fitores ndaj Erzenit: Jemi të lumtur, djemtë dhanë shpirtin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 16:34

“Pjesa e parë na la shije të keqe”, Tafas pas fitores ndaj Erzenit: Jemi të lumtur, djemtë dhanë shpirtin në fushë

Kapiteni Angelo Tafas ka dhënë një deklaratë pas fitores me përmbysje ndaj Erzenit. Ai u shpreh se është shumë i lumtur për 3 pikët por duhet të punojnë edhe më shumë për tu përmirësuar.bandicam 2023-10-02 16-29-37-025

“Jemi shumë të lumtur se ka qenë kundërshtari më i fortë në 3 ndeshjet e fundit, ekipi tregoi karakter. Jam optimist, duhet të vazhdoj punën, pasi pjesa e parë na la një shije të keqe. Po punojmë që të përmirësohemi dhe të rregullojmë gjëra. Gjithmonë ka fjalim ndërmjet pjesëve, por sot nuk ishte rasti. Rezultati u dha në fushë, përgëzoj djemtë që dhanë shpirtin në fushë dhe morëm këtë rezultat pozitiv. Duke parë kampionatin këtë vit, nëse fati është me ne iu marrim rezultat pozitiv të gjithëve. Duhet të marrim maksimumin në çdo ndeshje, dhe në fund do të shikojmë çdo të ndodhë”, deklaroi ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"