Pioli nuk e ka vendin e sigurt, “Djalli” studion ish-trajnerin e Spanjës dhe Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 19:14

Pioli nuk e ka vendin e sigurt, “Djalli” studion ish-trajnerin e Spanjës dhe Realit

Milani vazhdon të reflektojë për të ardhmen e Stefano Pioli. Klubi po punon për alternativat e mundshme për pankinën dhe një emër i ri vjen nga Spanja. 

Lopetegui Perez

Mediat atje raportojnë se drejtuesit e “Djallit” po mendojnë për Hulen Lopetegi, i lirë që nga vera e kaluar pasi e ndërpreu kontratën me Ullverhemptonin para kohe.

Spanjolli së fundmi ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Arabia Saudite dhe vlerësohet veçanërisht për aftësinë e tij për të punuar me të rinjtë pa lënë rezultatet në plan të dytë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"