PIKANTET E NDESHJES/ Spiunë nga Turqia për Tiranën dhe një gjobë nga tifozeria! Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2023 | 22:09

PIKANTET E NDESHJES/ Spiunë nga Turqia për Tiranën dhe një gjobë nga tifozeria! Ja çfarë nuk u pa në TV

Tifozë në fushë për “selfie” dhe “miq” nga Turqia për të ndjekur Tiranën -Ndeshja mes Tiranës dhe Dinamo Batumit në kryeqytet nuk kaloi pa incidente të vogla sa i përket sigurisë dhe rendit në “Air Albania”. Ndezja e fishekzjarrëve dhe hedhja e sendeve në fushë, bëri që herë pas herë të kërkohej nga spikeri i stadiumit që të ndalej një gjë e tillë, sepse klubi do të vuante pasojat.

Tirana ultrasit flakadane

Por ajo që alarmoi stjuardët në impiant ishte një “selfie”. Një djalosh kërceu në fushë nga tribuna e mbështetësve të Tiranës për të bërë një foto, duke sjellë ndërhyrjen e stjuardëve. Ata e rrethuan menjëherë dhe e shoqëruan jashtë. Por ndryshe nga sa ndodhi në vende të tjera të botës, ku tifozë të tillë largohen nga impianti, stjuardët në “Air Albania” e kthyen përsëri në tribunën nga e cila kishte kërcyer në terrenin e lojës.

-Një orë para ndeshjes, situata në stadium ishte e qetë, me tifozët të paktë në numër në shkallët e stadiumit.

-Zëvendëstrajneri i Beshiktashit dhe menaxherë të ndryshëm ishin në stadium për ndeshjen mes Tiranës dhe Dinamos së Batumit.

-Rreth 6000 tifozë ishin në pranishëm për të ndjekur sfidën e djeshme mes dy skuadrave. Pas 6 vitesh Tirana kthehet të luajë në një kompeticion më të ulët se Champions në turin e parë.

-15 tifozë gjeorgjianë ishin të pranishëm në sfidën e djeshme të Konferencë Ligës. Ata hapën flamuj gjatë ndeshjes. Najdovski takon të gjithë shokët para nisjes së ndeshjes.

-Disa nga lojtarët e Partizanit ndoqën sfidën e Konferencë Ligës mes Tiranës dhe Batumit, duke filluar nga Cara, Murataj e të tjerë.

-Lojtarë, ish-lojtarë dhe politikanë të ndryshëm ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit për të ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Dinamos së Batumit.

-Tifozët e Tiranës, realizuan një “show” të vërtetë piroteknik, teksa ishte duke u luajtur pjesa e dytë e duelit mes bardhebluve dhe Dinamo Batumit, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Në sektorin prapa portës, ku qëndronin ultrasit bardheblu, u ndezën një numër i konsiderueshëm flakadanësh, duke bërë që stadiumi “Air Albania” të pushtohej nga një re tymi e madhe. Ky spektakël piroteknik do të pasohet me një gjobë për klubin e Tiranës, nga UEFA, pasi hedhja e flakadanëve në ndeshjen Europiane është e dënueshme, kësisoj, pas ndeshjes, në adresën e klubit bardheblu do të mbërrijë dhe një faturë për flakadanët e hedhur.

PANORAMASPORT.AL