Pikantet e Kukësi-Skënderbeu/ Donte të godiste me bidon, Policia “izolon” tifozin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 14:44

Pikantet e Kukësi-Skënderbeu/ Donte të godiste me bidon, Policia “izolon” tifozin

Ndeshja mes Kukësit dhe Skënderbeut pati disa momente interesante, që i sjell “Panorama Sport”:

bandicam 2024-04-19 16-02-49-810

*Në stadiumin e Kukësit janë rikthyer tifozët pas dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës për incidentet e ndodhura në ndeshjen me Erzenin. Megjithatë, numri i tifozëve në stadium, ishte i ulët, jo më shumë se 200 tifozë.

*Në momentin që Skënderbeu fitoi penallti, te topi pranë pikës së bardhë u grumbulluan disa lojtarë të ekipit korçar, që dukej se nuk po binin dakord kush do të godiste. Ishte trajneri Gvozdenoviç që vendosi për Rashicën, duke lënë “të pakënaqur” Nikajn.

* Në momentin e anulimit të golit të Kukësit, një tifoz vendës ka reaguar duke dashur të godasë me shishe plastike, por menjëherë është “izoluar” nga Policia, që ka dashur të nxjerrë nga stadiumi.

* Trajneri Gvozdenoviç dëgjohej shpesh të fliste me zë të lartë në anglisht, duke dhënë porosi për lojtarët e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"