Pikantet e Erzeni-Egnatia/ Spahiu nuk pranon të dalë nga fusha pas të kuqit: S’e meritoja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2024 | 14:40

Pikantet e Erzeni-Egnatia/ Spahiu nuk pranon të dalë nga fusha pas të kuqit: S’e meritoja

“Panorama Sport” sjell të gjitha momentet pikante të përballjes mes Erzenit dhe Egnatias, që u luajt në stadiumin “Arena e Demave”, me shijakasit pritës. Episodi më i veçantë ai kartonit të kuq të Spahiut, që për disa minuta nuk pranoi të dilte nga fusha.SPAHIU

*Nxemja për të dyja skuadrat ka qenë shumë argëtuese, në një ndeshje të improvizuar minifutbolli. Ajo e Erzenit kishte dhe mbështetjen e afro 100 tifozëve shijakas.

*Pas rreshtimit të dy skuadrave, Fernando shkon dhe takon trajnerin e Erzenit, Alfred Deliallisi.

*Donald Mallugja këtë sezon ka luajtur me të dyja skuadrat, dy fazat e para ishte tek Egnatia, më pas për Erzenin. *Një përplasje mes Maliqit dhe Ndrecës shoqërohet nga sharje dhe ofendime nga tifozëria shijakase ndaj trajnerit Tetova.

*Në minutën e 59-të ka sharje në kor nga tifozët e Erzenit ndaj Spahiut dhe lojtari duket se reagon e më pas kryesorja Emanuela Rusta e ndëshkon me karton të kuq, pasi thirret dhe nga arbitri i 4-t Peza. Lojtari i Egnatias nuk pranon të dalë nga fusha dhe duhen rreth 5 minuta që ai të bindet, i ndikuar edhe nga shokët e ekipit, sepse loja nuk mund të fillonte. Ka protesta për këtë vendim nga lojtarët dhe stoli i Egnatias, por asgjë nuk ndryshon.

Pas ndeshjes, për “Panorama Sport”, Spahiu u shpreh: “Protestova tek arbitrat, sepse vendimi nuk ishte i drejtë. Nuk e meritova kartonin e kuq asnjëherë, ishte i padrejtë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"