PIKANTE| Skënderbeu-Teuta/ Osmani sherr me tifozët, Shkëmbi mbron Jorgjin: Nuk ka faj ai, s’ka pse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2018 | 19:36

PIKANTE| Skënderbeu-Teuta/ Osmani sherr me tifozët, Shkëmbi mbron Jorgjin: Nuk ka faj ai, s’ka pse…

– Temperaturat në Korçë ishin -5 gjatë orarit të ndeshjes dhe i ftohti bëri të veten, pasi në stadium ishin jo më shumë se 2800 tifozë. Edhe pse Skënderbeu është në garë për titull, interesi është i ulët. Teuta nuk ishte vetëm dje, pasi në krahë pati edhe 200 ultras që kishin udhëtuar nga Durrësi.

47384060_1969852316385813_5406153413685673984_o

– Ardjan Takaj e pa ndeshjen me zv.presidentin Boshku dhe kryebashkiakun Filo, ndërsa homologu i tij, Edmond Hasanbelliu, ishte disi më larg dhe në shoqërinë e miqve të tij.

– Bledi Shkëmbi del i pari në pistën e stadiumit dhe afrohet drejt pankinës ku rrugës përshëndetet nga tifozët korçarë. Këta të fundit nuk ia kursejnë batutat, ndërsa i thonë: “Radhën e parë ta lamë, po kësaj here nuk ta lëmë o Bledi”. Trajneri i Teutës e kaloi këtë moment me një buzëqeshje.

– Para se të fillonte ndeshja, Shkëmbi shkon te stoli i Skënderbeut dhe përqafon Orges Shehin. Të dy trajnerët kanë takuar njëri-tjetrin edhe në fund të takimit.

– Kamara shënon dhe Shkëmbi fërkon duart. Përtej gëzimit, ndoshta edhe i ftohti ka bërë të vetën…

47380462_1969854253052286_3914695654730891264_o

– Tifozët kapen me Vrapin, pasi ky i fundit protestoi për një penallti të munguar. “O Endri, qetësohu se të kemi pasur dhe lojtar”.

– Gabimi i Teqjas “tërbon” Shehin. Trajneri i drejtohet me ton të lartë portierit dhe i kërkon që të jetë më i qetë, në momentin kur luan me këmbë, pasi mund të rrezikojë ekipin.

– Në momentin kur i gjithë ekipi i Teutës pretendon për 11-metërsh është trajneri Shkëmbi që bën kontrapedalin: “Nuk ka faj Jorgji, ai s’ka pse e vonon aq shumë finalizimin”.

Skenderbeu-Teuta

– Penalltia e humbur nga Aliti është bërë objekt bisede në Korçë. Në fund të ndeshjes, Osmani ngacmonte Alitin: “O Fidan, të thashë që do e humbësh. Më duket se Kristi (Vangjeli) nuk e lë Muzakën për të goditur, por kur më panë mua të gjithë u trembën”.

– Tefik Osmani ka qenë i vetmi që nuk ka festuar golin e shënuar. Në një kohë që Kamara i gëzohej rrjetës, mbrojtësi ishte i veçuar.

– Në fund të takimit, disa tifozë në tribunën A të stadiumit kanë ofenduar Tefik Osmanin. Fillimisht e kaloi në heshtje, por kur ofezat u shtuan, reagoi duke pasur një përplasje në distancë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"