PIKANTE/ Përplasje mes lojtarëve, te Teuta festojnë me uiski. Shfryjnë tifozët e Laçit, ja çfarë nuk u pa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2018 | 22:02

PIKANTE/ Përplasje mes lojtarëve, te Teuta festojnë me uiski. Shfryjnë tifozët e Laçit, ja çfarë nuk u pa

Në Durrës nuk pati fitues, por nervat ishin me bollëk. Fundi i ndeshjes ka prodhuar tension mes lojtarëve, por edhe “shfryrje” të tifozëve miq. E megjithatë jo gjithçka kishte lidhje me kaosin, pasi me largimin nga “Niko Dovana”, për ekipet kanë nisur zyrtarisht pushimet.

sherif kallaku teuta

-Drejtuesit e Teutës, Edmond Hasanbelliu dhe Ardian Bardhi, menjëherë pas ndeshjes ndaj Laçit, kanë shtruar një darkë për skuadrën. Nuk kanë munguar batutat dhe surprizat, teksa lojtarët afrikanë Sidibe dhe Latif kanë bërë edhe rolin e këngtarit. Lojtarët kanë postuar video dhe foto të darkës në rrjetet sociale. Bicaj është shfaqur me Kallakun dhe Vecajn duke pirë uiski…

uiski vecaj bicaj kallaku

– Gjatë nxehmjes Sebastian Toro humbet ekuilibrin në fushë dhe rrëzohet keq, por për fatin e mirë të tij nuk pëson asnjë lëndim.

– Kur mbyllet nxehmja, Besnik Prenga i pret afër tunelit lojtarët dhe mundohet që t’i motivojë.

– Pritej më shumë interes për këtë duel, e megjithatë të pranishëm nuk ishin më shumë se 900 tifozë, 50 prej të cilëve kishin ardhur nga Laçi për të mbështetur ekipin e zemrës.

– Sa herë e prek topin Kamara, ka vërshëllima nga tifozët e Laçit, të cilët u munduan ta shpërqendrojnë dhe shpesh ia arritën qëllimit.

– Ndëshkohet shumë shpejt me karton të verdhë Silvestër Shkalla dhe ky fakt e irriton Shkëmbin, që nuk ngurron ta kritikojë.

teuta laci

– Një dyluftim mes Latif dhe Gjonit bën që ky i fundit të dëmtojë kokën dhe të përfundojë i fashuar.

– Sefgjinaj kthen një top te Selmani, duke e vendosur në panik portierin dhe Prenga irritohet pafund me të tijtë, aq sa ishte gati të futej vetë në fushë.

– Shënon Shtubina dhe lojtarët vrapojnë me shpejtësi të rrufeshme te tifozët miq për të festuar, ndërsa vetë autori i golit i drejtohet stafit teknik.

-Mbyllet pjesa e parë dhe tifozëria mike shpërthen në kore ofenduese ndaj kryesorit Hamiti. Gjithçka erdhi për një faull të padhënë pas një dyluftimi mes Berishës dhe Osmanit.

– Bicaj, Kruja, Ndreca dhe Peqini e ndoqën ndeshjen nga tribuna, i pranishëm ishte edhe menaxheri i Amadu Latif.

– Një rast i humbur i kushton rëndë Kamarasë, Shkëmbi i irrituar e ul në stol dhe fut në lojë Vilën.

– “Çmenduri” te Teuta, Hakaj zhvendoset përpara dhe luhet me dy mbrojtës të deklaruar si Osmani dhe Shkalla, ndërsa për të formuar treshen, improvizohet Sidibe.

– Topi i gjuajtur nga Vila devijohet në të 89-ën dhe Shkëmbi vrapon për ta kapur dhe për ta rifutur në lojë.

– Shkëmbi u kërkon të tijve të sulmojnë dhe “harrojnë” mbrojtjen.

– Goditje dënimi për Teutën në hyrje të zonës, proteston stoli kurbinas. Pranë topit Kallaku dhe stoli i bën me shenjë murit që dikush të shtrihet për të evituar goditjen tokazi, por goli erdhi nga ajri.

– Fundi i lojës nuk ishte aspak i qetë. Në hyrje të dhomave të zhveshjes ka përplasje midis futbollistëve të dyja skuadrave dhe një nga lojtarët kurbinas drejtohet me ofendime ndaj atyre të Teutës. Por nuk mbeti me kaq, pasi irritohen edhe tifozët miq. Ata nga shkallët e stadiumit vërsulen duke kërkuar që të shkelmojnë nga sipër futbollistët vendës, por është tuneli që i mbron. Gjithçka ka ndodhur në pak sekonda dhe në sytë e zyrtarëve të ndeshjes, duke shkaktuar një kaos të vërtetë.

– Ngacmimet filluan që në fushën e lojës dhe tifozët kurbinas u tradhtuan nga nervat, duke mos kursyer me ofendime kryesorin Hamitaj. Gjithsesi, një moment aq delikat u qetësua prej ndërhyrjes së forcave të sigurisë që ndodheshin në stadium.

-Pas qetësimit të gjithçkaje, trajneri i Laçit, Besnik Prenga, mundohet që të qetësojë gjithkënd dhe u drejtohet duke u thënë: “T’i lëmë fjalët, duhet të flisnim në fushë dhe jo këtu”.

ANARILDO ALIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"