Peter Olainka rikthehet, takon ekipin pas Milsamit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 9:43

Peter Olainka rikthehet, takon ekipin pas Milsamit

olainkaAshtu siç pritej, Peter Olainka ka ardhur dje në Shqipëri. Sulmuesi nigerian ka bërë paqe me klubin dhe është sërish pjesë e korçarëve. Gjithsesi, drejtuesit kanë vendosur që të mos grumbullohet në këtë pjesë delikate të edicionit, kur skuadra po përgatitet për ndeshjen e kthimit ndaj Milsamit.

Futbollisti do të qëndrojë në Durrës, në “Tropikal”, deri në përfundim të sfidës ndaj moldavëve, ditën e mërkurë. Më pas, ai do ketë mundësinë që t’u bashkohet shokëve të ekipit dhe të rinisë stërvitjen me ta, për të parë edhe kushtet e formës fizike që do të ketë. Pas disa muajsh enigmatikë, duke refuzuar që të rikthehet te Skënderbeu, Olainka ndryshoi mendim vetëm pak ditë më parë, kur edhe presidenti Ardjan Takaj pranoi se kishte pranuar faljen e sulmuesit.

“Më telefonoi për të më kërkuar falje për veprimet e pamenduara që bëri kohë më parë. Por, gjithashtu, donte lejen time për t’u rikthyer te Skënderbeu. Olainka e pranoi gabimin që bëri dhe reflektoi në lidhje me të dhe, me të drejtë, pasi ndryshe nuk mund të ndodhte. Ai është nën kontratë me ne”, pat thënë kreu i klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"