Pesë mungesa në stërvitje për Tiranën, Sidibe gati të debutojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 10:00

Pesë mungesa në stërvitje për Tiranën, Sidibe gati të debutojë

Ditë plot me mungesa ka qenë ajo e djeshmja te Tirana. Kështu, në stërvitje mungonin disa nga lojtarët titullarë të ekipit. Në fushë me të tjerët nuk ishin Albi Doka, Tefik Osmani, Erjon Hoxhallari, Ilion Lika, ndërsa Jurgen Çelhaka është stërvitur veçmas. 

tefik osmani

Të gjithë kanë pasur problemet e tyre. Osmani kishte marrë leje, Doka kishte probleme muskulore, ndërsa Erjon Hoxhallari ishte me katër qepje pas përplasjes me Açkën. Në fund, Çelhaka kishte probleme pas një goditjeje në kavilje. Me shumë mundësi, veç Osmanit, të gjithë lojtarët e tjerë do të qëndrojnë pushim dhe nuk do të jenë të grumbulluar për takimin e Kupës me Kastriotin.

Nga ana tjetër, stërvitja është zhvilluar e gjitha, ku nuk mungonte as Edon Hasani, që tashmë është bashkuar me grupin dhe mund të marrë ndonjë minutë në sfidën me krutanët. Egbo dhe stafi i tij kanë punuar gjatë gjithë kohës për të ndërtuar formacionin që do të aktivizohet sot në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

SIDIBE

I RIU

Me skuadrën ka nisur stërvitjen Lancinet Sidibe. Futbollisti nga Guinea ka nisur punën për të zënë vendin në formacion. Lojtari është planifikuar si mbrojtës, me të gjitha gjasat, edhe në sfidën me Kastriotin. Guineasi dukej në formë, edhe pse ka më shumë se gjashtë muaj që nuk aktivizohet në një ndeshje kampionati.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"