Përballja me Shkëmbin: Arapi: Nuk e mendoja kaq shpejt! Situatë e vështirë për të dy ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 12:41

Përballja me Shkëmbin: Arapi: Nuk e mendoja kaq shpejt! Situatë e vështirë për të dy ekipet

Renato Arapi shpreson që të gjejë në këtë mesjavë fitoren e parë në karrierën e tij si trajner. Por për ta bërë këtë, Teuta e tij duhet të mposhtë Dinamon e një miku si Bledi Shkëmbi, përkrah të cilit ai ka luajtur për disa vite.

RENATO ARAPI

Arapi ka treguar sot në konferencë për shtyp s enuk e priste nëj duel të tillë kaq shpejt, ndërsa ka pohuar se ndeshja vjen në nëj situatë të komplikuar për të dy ekipet, të cilave u duhet medoemos fitorja.

“Situata është optimale, të paktën për pjesën e mungesave jemi të qetë. Mungon vetëm Daja që është me kartonë të verdhë. Atmosfera është shumë e mirë para ndeshjes me Dinamon.

Të them të drejtën nuk e kisha menduar që do kishte ardhur kaq herët përballja me Shkëmbin. Si unë, si Bledi, jemi mësuar me sfida të reja. Mendoj se do të jetë një sfidë e bukur.

Sigurisht që për të dyja ekipet është një situatë pak e vështirë. Unë mund të flas për ekipin tim, jo Dinamon. Pavarësisht rezultateve jo të mira, në ekip mbizotëron besimi, entuziazmi, që na jep shpresë për ndeshjen e ardhshme.

Në këtë moment që ndodhemi nuk duhet të mendojmë për diferencën me Tiranën e vendit të parë. Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjet tona, duke rritur paraqitjet tona ndeshje pas ndeshje.

Jemi munduar të bëjmë pak ndryshime, në mënyrën e sulmit, në manovër dhe në mënyrën se si do të bëjmë presing. Shpresojmë që t’i bëjmë ato që kemi kërkuar.

Gjithë këtë periudhë kemi punuar në aspektin taktik, në aspektin mbrojtës. Normalisht që edhe koha është e shkurtër. Ato 2-3 gjëra që kam kërkuar, shpresoj që lojtarët t’i kenë memorizuar dhe t’i shfaqin edhe në fushë.

Kam pasur kontakte me presidentin. E mendojmë merkaton e janarit, por nuk mund të flasim për emra konkretë. Jemi të fokusuar te ndeshjet dhe te rikthimi te fitoret sa më shpejt”, tha Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"