“Përballja me Rashford ishte emocionuese”, Kunde: Do të jetë Barça më e mirë, kalojmë në raundin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2023 | 16:45

“Përballja me Rashford ishte emocionuese”, Kunde: Do të jetë Barça më e mirë, kalojmë në raundin tjetër

Në konferencën për shtyp të Barcelonës ishte edhe mbrojtësi francez, Zhyl Kunde, i cili beson se katalanasit mund të bëjnë një hap më tej pas barazimit 2-2 në shtëpi.

dnmdnd

“Luajtëm një ndeshje të mirë në shtëpi, por duhet të ushtrojmë mirë presing, të fitojmë topa lart në fushë. Junajtidi është një rival i madh, luajmë në një stadium gjigant dhe mezi po e presim. Kemi gjithçka që na duhet për të shkuar në raundin tjetër. Të gjithë duhet të bëjnë mirë punën e tyre. Duhet të shohim Barçën më të mirë. Është gjithnjë një sfidë për të luajtur kundër dikujt si Rashfordi, por edhe emocionuese. Kontakti me të në Barcelonë mendoj se ishte 50-50. Nuk ndihem me fat që nuk u ndëshkova me të kuq”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"