Përballet me “macen e zezë”, Erzeni shkon pa tre titullarë në sfidën delikate të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2023 | 21:13

Përballet me “macen e zezë”, Erzeni shkon pa tre titullarë në sfidën delikate të kampionatit

Erzeni e mbyll muajin shkurt pa asnjë fitore, teksa në katër ndeshjet e fundit ka arritur të marrë vetëm 3 pikë me një mesatare 0.75 pikë për ndeshje, ecuria më negative e Erzenit për këtë sezon.

erzeni

Shijakasve u ikën nga duart 2 pikë të arta për t’u ngjitur në renditje dhe për t’u ndjerë më komodë. Ndeshja e radhës është ndaj Bylisit në Ballsh, ekip që u ka marrë 4 pikë në dy ndeshje shijakasve. Ballshiotët janë macja e zezë për Erzenin, që fitoren e fundit ndaj tyre e ka arritur vetëm para 20 vitesh.

SITUATA

Ilirid Ademi, autori i golit ndaj Laçit është mungesa e sigurt dhe kryesore për këtë javë pas kartonit që mori në sfidën e fundit.

Leao gjithashtu nuk do të jetë i gatshëm pasi u diagnostikua me lëndim në shpatull, që do t mbajë jashtë për 1 muaj. Krasniqi dhe Sadiki mësohet që nuk janë akoma gati. Një Erzen i cunguar me tri mungesa titullarësh, që gjithsesi do të synojë të bëjë kthesën në Ballsh.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"