“Pas momenteve të vështira, dimë të ringrihemi”, Martini pas kualifikimit: Kukësi nuk rrezikoi asnjëherë, ekipi dha gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2021 | 18:06

“Pas momenteve të vështira, dimë të ringrihemi”, Martini pas kualifikimit: Kukësi nuk rrezikoi asnjëherë, ekipi dha gjithçka

Teuta arriti të kualifikohej për në fazën gjysmëfinale të Kupës, teksa mposhti minimalisht Kukësin në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i durrsakëve, Edi Martini us hpreh se skuadra e tij bëri një ndeshje shumë të mirë.

bandicam 2021-03-17 18-03-33-014

“Unë e kam thënë edhe gjatë sezonit, se në momentet që jemi rrëzuar mësojmë të ringrihemi. Ky është nga karakteri i tyre, që nuk ndalen për asnjë moment në stërvitje dhe në ndeshje.

Sot na takon të gëzohemi pak. Kemi të diel ndeshjen me Partizanin, ku duhet të jemi të fokusuar dhe të bëjmë maksimumin. Kualifikimi është shumë i rëndësishëm për ne.

Këto janë ndeshje që janë shumë të rrezikshme. Mjafton që të bësh një gabim dhe nuk e merr veten. Do doja golin e dytë që të ishim më të qetë. Megjithatë dukë parë që kishim një kundërshtar si Kukësi, që kanë një ekip shumë të mirë duhet të jemi të kënaqur.

Unë mendoj se sa më të rëndësishme të jenë ndeshje, aq më shumë karakter dhe grintë ka ekipi. Nuk dua t’i kthehem ndeshjen me Kastriotin, por mund të them se ky është një ekip me grintë.

Ne kemi pësuar gola në momente të veçanta. Sot djemtë ishin më të vendosur. Mendoj se sot ekipi vendosi shpirtin në fushë. Ishim të vendosur mirë prapa dhe nuk rrezikuam. Dua të kompimentoj ekipin, pasi bënë një ndeshje shumë të mirë. Më bëhet qejfi shumë për  këtë që treguan.”, tha Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"