Pas miqësores me Vllazninë, trajneri i Veleçikut: Takimi na vlejti të dyja ekipeve, ata do të na ndihmojë në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2022 | 18:55

Pas miqësores me Vllazninë, trajneri i Veleçikut: Takimi na vlejti të dyja ekipeve, ata do të na ndihmojë në…

Miqësorja mes Vllaznisë dhe Veleçikut u mbyll me fitoren e shkodranëve. Ata arritën të fitonin me rezultatin 3-2. 

veleciku

Në fund të ndeshjes, ka reaguar edhe trajneri i Veleçikut, Dritan Smajli.

“Nuk më interesonte shumë rezultati. Ishte një takim që na vlejti të dyja ekipeve, por më shumë i vlejti Vllaznisë për mendimin tim. Jam i kënaqur me skuadrën time. Ne kemi si objektiva për t’u ngjitur më lart. Jemi bërë një skuadër e fortë dhe megjithatë nuk e kemi të lehtë në atë kategori.

Unë jam partizan për lojtarët e rinj dhe do të kenë gjithmonë besim tim. Unë kam qenë një nga ata, i cili kërkoj që Veleçiku të mos hapet më shumë sesa jashtë Shkodrës. Djemve të rinj u shërben një ekip si Veleçiku. Në një të ardhme këta lojtarë mund të kontribuojnë edhe për Vllazninë. Ne po shikojmë një bashkëpunim me Vllazninë për t’u forcuar në merkaton e dimrit”, e mbylli Smajli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"