“Pas Juventusit edhe unë mund të mos stërvis më”, Sarri: Eriksen mund të ndryshojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 0:15

“Pas Juventusit edhe unë mund të mos stërvis më”, Sarri: Eriksen mund të ndryshojë…

“Pas Juventusit edhe unë mund të mos stërvis më, varet nëse brenda dy vjetësh do të kem ende energji apo jo”, kjo ishte deklarata e bujshme e Mauricio Sarrit, në prag të ndeshjes së Napolit me Juven.

sARRI

Trajneri italian foli jo vetëm për ndeshjen, po u përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve.

Pritja në San Paolo? “Nëse do të ketë fishkëllima do t’i konsideroj si një shfaqje dashurie. Ato ndaj Higuain ishin të padrejta. Për mua është një ndeshje e veçantë”.

Eriksen tek Interi? “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Ai mund të ndryshojë bilancin e kampionatit dhe i jep skuadrës një hap tjetër. Ne nuk na intereson kjo gjë, duhet të jemi të përqëndruar në punën tonë duke e ditur që do të kemi konkurrencë”.

Shkëmbimi Kurzava-De Shiljo? “Unë nuk kam asnjë ide, edhe nëse menaxheri ka  thënë diçka që kjo është vetëm një hipotezë. Për momentin që nuk kam asnjë ide”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"