Pas fitores së Bylisit me Kastriotin, trajneri Bellai: Gara e hapur, na takon vendi i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 18:07

Pas fitores së Bylisit me Kastriotin, trajneri Bellai: Gara e hapur, na takon vendi i parë

 

Trajneri i Bylis, Arian Bellai, pas fitores me Kastriotin, në një prononcim për “Panorama Sport” theksoi: “E kishim vlerësuar Kastriotin, një ekip simpatik që edhe në momente kur ne e kishim lojën në kontroll, e goditi portën tonë dhe mund edhe të shënonte.

BELLAI

Ndeshja e sotme (djeshme) na gjeti me disa mungesa, sepse siç e kam thënë, kartonët ndaj nesh kanë bërë të vetën, por kemi pasur edhe dëmtime titullarësh. Më gëzon loja dhe 3 pikët. Bylisi ka kapacitet dhe mundësi për shumë.

Gara është e hapur dhe ne do të vazhdojmë të punojmë e do të kërkojmë vendin e parë, sepse na takon. Të gjithë kundërshtarët janë për t’u respektuar. Tani duhet të mendojmë për finalen e radhës, sepse gara është e gjatë dhe ne kemi si synim kreun e tabelës”.

ERJON SALIU- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"