Partizani luan sezonin, shpreson në formën e makthit të Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 10:51

Partizani luan sezonin, shpreson në formën e makthit të Vllaznisë

Ende pa u shuar jehona e derbit, Partizani luan një tjetër finale, e cila gjithashtu vendos për titullin kampion. Ditën e nesërme në stadiumin “Arena e Demave” në orën 16:00, Partizani përballet me Vllazninë, një tjetër betejë prestigji dhe përcaktuese për gjithë punën e bërë deri më tani, e nisur në gusht të vitit të kaluar.

da silva

Është një betejë mes dy superfuqive të futbollit shqiptar, ku asgjë nuk është e sigurt. Vllaznia kërkon të mbajë vendin e katërt, ndërsa Partizani do fitoren me patjetër, për të shpresuar më pas që Laçi të ndalë Tiranën qoftë edhe me një barazim. Ajo ndaj Vllaznisë dhe Partizanit është edhe një sfidë ish-ësh, ku emri më në zë është Viktor da Silva.

Braziliani u largua vjet nga shkodranët dhe tashmë po shkëlqen me fanellën e Partizanit. 11 gola deri në këtë pikë të sezonit, 6 prej tyre vetëm në 5 ndeshjet e fundit, ku ka shënuar pa ndalim, duke shtuar në listën e viktimave edhe Tiranën. Në këtë renditje nuk bën përjashtim as Vllaznia, madje është një nga “pretë” e preferuara. Në dy ndeshje që ka luajtur ndaj shkodranëve në kampionat, Da Silva e ka gjetur rrjetën po aq herë. Fillimisht braziliani shënoi në fitoren 1-2 me përmbysje në “Loro Boriçi”. Në sfidën e fazës së dytë ai mungoi, ndërkohë që në atë të fazës së tretë shënoi në barazimin 1-1. Braziliani është një armë e rëndë, që ndaj Vllaznisë ka ditur të bëjë dëme dhe nesër do të jetë rreziku më i madh për Zogoviçin.

Sa për formacionin, Kolela ka vetëm mungesën e Muratajt, i cili pritet të zëvendësohet nga Maget. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Tiranës dhe është jashtë për këtë sfidë. Mbrojtja do të jetë sërish me tre, me Prekën, që pritet të rikthehet titullar, krah Sotës dhe Telushit. Atanaskoski kthehet në krah, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës nuk pritet të pësojë ndryshime. Rexhepi, Rrapaj, Atanaskoski dhe Cara humbasin sfidën e radhës në rast ndëshkimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"