Partizani konfirmon sulmuesin nga Maqedonia, nis stërvitjen edhe Fejzullahu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 18:23

Partizani konfirmon sulmuesin nga Maqedonia, nis stërvitjen edhe Fejzullahu

Ashtu siç lajmëroi “Panorama Sport”, sulmuesi nga Maqedonia Emran Ramadani, është zyrtarisht lojtar i Partizanit. 25-vjeçari nga Tetova, iu bashkua të kuqve në stërvitje dhe u vu menjëherë nën urdhrat e trajnerit Starova.

Partizani

 

Ramadani është një sulmues që luan në të dy krahët, por përshtatet edhe në qendër të këtij reparti. Për 5 sezonesh ai ka qenë pjesë e Renovës, ndërsa në të kaluarën është aktivizuar edhe me Shkëndijën e Tetovës, si dhe Hajduk Kulën, në kampionatin serb.

Ramdani

 

 

Stërvitjen klubi i kuq e ka zhvilluar në orën 5 e 30 në Pezë Helmes, ku me skuadrën ka nisur stërvitjen edhe mbrojtësi Arbnor Fejzullahu, i cili prej shumë kohësh ishte i dëmtuar.

Fejzullahu dhe Ramdani

 

 

Një tjetër risi në stërvitjen e sotme të “demave” ka qenë edhe talenti shkodran Senad Hysenaj, i cili ka qenë pjesë e Vllaznisë B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"