Partizani fiton me përmbysje duelin e krizës, përjashtohet Starova (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 15:54

Partizani fiton me përmbysje duelin e krizës, përjashtohet Starova (VIDEO)

Partizani ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Kukësit me rezultatin 1-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 të Kategorisë Superiore.

Kukësi kaloi në avantazh në minutën e 8 me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Guri. Protestat e ashpra të Starovës në këtë moment bënë që arbitri ta përjashtonte me karton të kuq trajnerin e Partizanit.

kukesi partizani

Golat e përmbysjes së të kuqve u shënuan nga Bardhi në minutën e 21-të dhe Progni në të 45-tën, pas një gafe të Allës.

Pas këtij takimi, Kukësi mban vendin e tretë në renditje me 19 pikë, ndërkohë që Partizani renditet i 6-i me 14 pikë.

Komenti minutë pas minute

90+4′ Mbyllet ndeshja.

90+1′ Asani tenton me një goditje nga hyrja e zonës, por topi pritet nga Frashëri.

90′ Partizani kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Bardhi, në fushë Sukaj.

88′ Alijev tenton me një goditje brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

84′ Progni tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

83′ Alijev tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

82′ Kukësi kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Imami, në fushë Hoxha.

81′ Shameti ndëshkohet me karton të verdhë.

73′ Bardhi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi pritet nga Frashëri.

72′ Guri tenton me një goditje brenda zonës, por topi ndalet në shtyllë.

70′ Partizani kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Adorjan, në fushë Asani.

66′ Trashi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë.

64′ Alla ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë.

50′ Alijev tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

49′ Shtubina tenton me një goditje brenda zonës, por topi bllokohet nga Hoxha.

46′ Kukësi kryen dy zëvendësimet e para. Largohen Et’hemi dhe Musolli, në fushë Shtubina dhe Alijev.

46′ Fillon pjesa e dytë. Kukësi luan topin e parë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Albi Alla gabon në largimin e topit dhe ia jep Bardhit, i cili shërben bukur për Prognin, teska ky i fundit përballë Frashërit shënon golin e përmbysjes.

44′ Partizani kryen zëvendësimin e parë të detyruar. Largohet Kalari i dëmtuar, në fushë Krasniqi.

34′ Rrumbullaku tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë mbi traun e portës.

30′ Trashi tenton me një goditje nga jashtë zonës, por topi kontrollohet nga Frashëri.

21′ Trashi ekzekuton një goditje dënimi nga e djathta duke krosuar në zonë dhe aty përfiton Bardhi i cili e devijon topin në rrjetë.

14′ Adorjan tenton me një goditje nga jashtë zonës, por Frashëri e devijon topin në goditje nga këndi.

9′ Protesta të mëdha të trajnerit Starova. Arbitri e përjashton dhe e detyron të largohet nga pankina.

8′ Guri ekzekuton penalltinë në mënyrë të saktë dhe kalon Kukësin në avantazh.

7′ Kale rrëzohet brenda zonës pas një dyluftimi me Malotën dhe gjyqtari akordon penallti.

3′ Atanda tenton me një goditje me kokë brenda zonës, por topi shkon jashtë.

1′ Fillon ndeshja. Partizani luan topin e parë.

KUKËSI – PARTIZANI 1-2
Guri 8′ (11-m) / Bardhi 21′, Progni 45′

Kukësi: Frashëri, Idrizi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Et’hemi (Shtubina 46′), Kërkotiç, Musolli (Alijev 46′), Imami (Hoxha 82′), Kale, Guri
Trajner: Mlladen Milinkoviç

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari (Krasniqi 44′), Adorjan (Asani 70′), Vila, Trashi, Kotobelli, Progni, Bardhi (Sukaj 90′)
Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Andi Koçi

KV: Alla 64′, Shameti 81′ / Bardhi 56′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"