Partizani, 50 mijë euro për çdo lojtar në rast kualifikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 14:35

Partizani, 50 mijë euro për çdo lojtar në rast kualifikimi

Premio rekord, “çmenden” te Partizani. “Panorama Sport” zbulon se lojtarëve u është premtuar dje në mbrëmje nga presidenti Gazmend Demi një shifër prej 50 mijë eurosh secili. Në dispozicion të skuadrës janë 1 milionë euro premio nëse kalojnë skuadrës ruse të Krasnodarit, duke u futur për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Europës.

partizani hoxha

“Bëni gjithçka për kualifikimin dhe do të merrni nga 50 mijë euro për kokë”, – u ka thënë Demi lojtarëve. Të kuqtë janë super të karikuar për një rezultat pozitiv sot në stadiumin e Krasnodarit, që do u shtonte shpresat për kualifikim.

Ftesa

 

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të jetë sot në tribunën VIP të stadiumit të Krasnodarit, për të ndjekur Partizanin. Burime të “Panorama Sport” pranë klubit të kuq, tregojnë se ka qenë një ftesë e drejtuesve të Partizanit dhe Duka e ka pranuar, duke qenë një mbështetje morale në këtë sfidë historike për “demat”. Duka ka uruar publikisht Partizanin pas kualifikimit ndaj Ferencvaroshit dhe tashmë do të ndjek “live” ndeshjen në Rusi.

demi duka

Rregullat

Sormani kërkon që lojtarët e tij tw jenë sa më të qetë. Ai ka detyruar klubin që të prenotojë një hotel të veçantë për skuadrën, që lojtarët të mos kenë kontakte me pjesën tjetër të delegacionit që udhëton me Partizanin në transferta.

Bastet

Kompanitë e basteve nuk japin shpresa për Partizanin që të fitojë në Rusi ndaj Krasnodarit. Kuotat e basteve për këtë takim janë injoruese për të kuqtë, pasi fitorja e Krasnodarit luhatet nga 1.14 deri në 1.2, ndërsa kuotat për një barazim të mundshëm shkojnë nga 5.3 deri në 7.6. Për fitoren e Partizanit është vendosur një koeficient i lartë, që shkon nga 14 deri në 21, kjo sipas vlerësimeve të kompanive të ndryshme të basteve.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"