Paraqitje e mirë e legjionarëve, Rroca dhe Muçi me notat më të larta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 9:29

Paraqitje e mirë e legjionarëve, Rroca dhe Muçi me notat më të larta

Fundjava që lamë pas ishte pozitive për shumë nga legjionarët që luajnë në Evropë, por spikasin dy prej tyre që luajnë në kampionatin turk.

RROCA MANISA

Eduart Rroca, sipas “Sofa Score”, ishte më i vlerësuari për këtë javë, teksa mori notën 8.6. Futbollisti shqiptar shënoi golin e dytë për skuadrën turke Manisa, që fitoi edhe falë kontributit të tij. Kartoni i dytë i verdhë në fund (i kuq) nuk ndikoi në vlerësim.

roca

Jo shumë larg në këtë vlerësim ndodhet edhe Ernest Muçi, i cili mori notën 8.4. Sulmuesi kuqezi ishte protagonist me gol për Beshiktashin, që fitoi 2-0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"